Ambasadorja amerikane e dhjet me diplomacinë

Politikanët shqiptarë – këtej dhe andej kufirit – kanë gjithmonë aftësinë t’ua sjellin shpirtin në majtë të hundës diplomatëve të huaj, aq sa dhe t’i nxjerrin nga binarët. E fundit, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, e cila deklaroi se mesazhi i saj për politikanët kosovarë (të përfshirë në një krizë politike prej disa muajsh tashmë, që prej zgjedhjeve të fundit) ishte aq i qartë saqë ajo mund ta thonte edhe në shqip. Dhe e tha: “Mos e dhi punën”!

Sigurisht, nuk la hapësira për interpretim, më troç se kaq s’kishte, ndonëse e “dhjeu” pak me diplomacinë. Ose të paktën, gjuhën e saj.