Supremacia e Anxhelës (mes nazistëve)

der spiegel merkel

Der Spiegel ka zgjedhur të provokojë me kopertinën e saj të fundit që ka ngjallur jo pak diskutime. Në të shfaqet kancelarja gjermane, Angela Merkel, e rrethuar nga një grup nazistësh. Titulli: “Supremacia gjermane – Si europianët shikojnë gjermanët”.

Kopertina në fakt i referohet marrëdhënieve të komplikuara financiare mes Berlinit dhe Athinës, për shkak edhe të riparimeve të dëmeve të shkaktuara nga nazistët gjatë luftës.

Përtej provokimit, dy ditë para vizitës së kryeministrit grek Tsipras, habit fakti që ai vjen nga një prej publikimeve më të mëdha në Europë, siç është Der Spiegel. Një provokim që ndoshta është sinjali i rradhës i vështirësive që kanë mbërthyer shtypin e shkruar, sidomos të përjavëshmet, që duhet të përdorin mekanizma të tillë për të tërhequr vëmendjen e lexuesit.