Dikush duhet të paguajë edhe në Internet

Më bëjnë me dije se nëse viziton faqen e Guardian duke përdor AdBlock, të shfaqet mesazhi i fotos këtu sipër. Me siguri një mënyrë e sjellshme për t’i kujtuar një vizitori jo korrekt se përmbajtja që po konsumon *falas* ka një kosto, dikush e ka prodhuar dhe meriton të marrë në këmbim atë që i… Continue reading Dikush duhet të paguajë edhe në Internet

Afrikanët me shqiponjë – grabitja virale e dy fotografive

Ne foto: Olger Ashiku me banore vendas gjate udhetimit ne Namibi, Afrika jugore

Kush i shkrepi fotografitë e dy afrikanëve me shqiponjën kombëtare, kush i publikoi fillimisht, si u bënë ato virale duke u publikuar nga gati të gjithë portalet e lajmeve në shqip, por pa cituar autorin e pa marrë leje. Duke vazhduar kështu fenomenin e grabitjes së pronës së tjetrit. Gjithçka në këtë Storify: [View the… Continue reading Afrikanët me shqiponjë – grabitja virale e dy fotografive

Shqipëria e sunduar nga një regjim mediatik

Nuk ndodh shpesh që dikush ta thotë ndaj dhe mendoj se ja vlen të veçohet. Analisti Fatos Lubonja e cilëson Shqipërinë një vend që sundohet nga një regjim mediatik. Dhe fjalët “sundim” dhe “regjim” nuk janë të përdorura rastësisht. Në këndin e tij në Agon Channel, Lubonja flet për përpjekjen që po bëhet që ky… Continue reading Shqipëria e sunduar nga një regjim mediatik

Halim Kosova dhe gjaku në fund të këmbëve

Me dhimbsen ata që menaxhojnë marrëdhëniet me median në fushatën elektorale të Halim Kosovës për Bashkinë e Tiranës! Sinqerisht. Kandidati i Partisë Demokratike deklaroi se dhuronte gjak për herë të parë por, me profesionin e tij të nderuar të mjekut, zëre se ka dhuruar gjak në forma të tjera. Si? I ka shkuar gjaku kushedi… Continue reading Halim Kosova dhe gjaku në fund të këmbëve

Supremacia e Anxhelës (mes nazistëve)

Der Spiegel ka zgjedhur të provokojë me kopertinën e saj të fundit që ka ngjallur jo pak diskutime. Në të shfaqet kancelarja gjermane, Angela Merkel, e rrethuar nga një grup nazistësh. Titulli: “Supremacia gjermane – Si europianët shikojnë gjermanët”. Kopertina në fakt i referohet marrëdhënieve të komplikuara financiare mes Berlinit dhe Athinës, për shkak edhe… Continue reading Supremacia e Anxhelës (mes nazistëve)

Mes artit dhe politikës, komunikimi

Pakkush i beson kur ngul këmbë se nuk është politikan. Ndërsa klasifikimi “artist” i shijon më shumë Edi Ramës, gjë që duket nga sa shpesh flet për të bukurën, estetiken, shijen. Kryeministri shfaqet shpesh i dyzuar mes këtyre botëve por në një lëvizje të fundit (social) mediatike, artisti duket se ka fituar mbi politikanin. Foto… Continue reading Mes artit dhe politikës, komunikimi

Shkurtim fatkeq

Titulli është publikuar në Tuesday’s Manila Bulletin dhe siç shpjegon Jim Romenesko, e ka fjalën për Moro Islamic Liberation Front dhe jo për këtë MILF-in tjetër. 🙂 Kolegët në Manila nuk e kanë vrarë shumë mendjen se titulli ngjan keq dhe lë shteg për keqinterpretime. Këtu në versionin online:

Hipokritët e lirisë së shtypit

U turrën të dielën nga vende të ndryshme të botës, për të marshuar në mbrojtje të lirisë së shtypit, kundër terrorizmit që goditi Parisin. Tipike e politikanëve, përpjekja për të përfituar nga një moment, ditë, vend ku janë fokusuar kamerat dhe sytë e gjithë botës. Por hipokrizia e shumë prej atyre që qëndronin në krah… Continue reading Hipokritët e lirisë së shtypit

Ambasadorja amerikane e dhjet me diplomacinë

Politikanët shqiptarë – këtej dhe andej kufirit – kanë gjithmonë aftësinë t’ua sjellin shpirtin në majtë të hundës diplomatëve të huaj, aq sa dhe t’i nxjerrin nga binarët. E fundit, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, e cila deklaroi se mesazhi i saj për politikanët kosovarë (të përfshirë në një krizë politike prej disa… Continue reading Ambasadorja amerikane e dhjet me diplomacinë