Dikush duhet të paguajë edhe në Internet

guardian adblock

Më bëjnë me dije se nëse viziton faqen e Guardian duke përdor AdBlock, të shfaqet mesazhi i fotos këtu sipër. Me siguri një mënyrë e sjellshme për t’i kujtuar një vizitori jo korrekt se përmbajtja që po konsumon *falas* ka një kosto, dikush e ka prodhuar dhe meriton të marrë në këmbim atë që i takon për mundin. Qoftë një cent, qofshin miliona.

Kjo më bëri të pyes veten: sa do të ishin të gatshëm ata që përdorin AdBlock (dhe e di që janë të shumtë) të paguajnë një abonim për çfarë konsumojnë? Kam përshtypjen, pak. Por meqë nuk duan të bezdisen nga publiciteti dhe as të nxjerrin lekë nga xhepi, sa janë të gatshëm këta të punojnë falas në profesionin e tyre?

Interneti nuk është më në ditët e para për të vazhduar të bëjmë sikur nuk e kuptojmë që *falas* nuk ekziston. Online punojnë njerëz që mbajnë veten dhe familjen, ndaj meritojnë të paguhen për punën e tyre. Këto para nëse nuk i nxjerrim ti dhe unë nga xhepi, do të vijnë nga reklamat. T’i bllokosh ato, nuk është e ndershme, nëse nuk je i gatshëm të vësh dorën në portofol.

Askush nuk mendon të bllokojë reklamat në print, radio apo televizion. Grafiku këtu sipër tregon një disbalancë të qartë mes printit dhe Internetit në raport me reklamat. Për më tepër, për një gazetë print shpesh paguan. Paguan për të lexuar artikujt dhe për të parë reklamat. Pse kjo pranohet dhe reklamat online jo?

Për kë është i/e interesuar, artikulli këtu hedh më shumë dritë mbi fenomenin e bllokimit të reklamave, shpjegon përse kompanitë heshtin dhe cilat janë vendet më të prekura.

3 comments

  1. Shpetimin per mediat online e shoh tek native advertising. Shih BuzzFeed, asnje banner nuk ka ne faqen e tyre dhe financiarisht jane shume stabil dhe po rriten me ritme te jashtezakonshme. E gjithe kjo fale native advertising. Kane ekip qe krijon permbajtje te sponzorizuar qe eshte kualitative & shareable.

    1. Sigurisht, eshte nje forme qe duhet marre seriozisht ne konsiderate dhe BuzzFeed po u tregon te gjitheve se mund te behet mire dhe se funksionon.
      Por dy gjera: e para, te keto rradhe e kisha me teper per nje ceshtje morali, Granit. Sic e kam thene, nuk me duket e drejte qe te bllokosh banner kur ajo forme reklame mundeson qe te konsumosh falas nje artikull, psh. E dyta, native advertising e shoh pak me frike nga pikepamja gazetareske, por kjo ka te beje me shume me ata qe duan te merren me lajmin online.
      Edhe BuzzFeed po synon shume drejt lajmit “te vertete” kohet e fundit dhe mbetet per t’u pare si do bashkohen keto dy forma. Mjaft qe lexuesit t’i behet e qarte qe behet fjale per dicka te sponsorizuar nga nje brand. 🙂

  2. granitd  Sigurisht, eshte nje forme qe duhet marre seriozisht ne konsiderate dhe BuzzFeed po u tregon te gjitheve se mund te behet mire dhe se funksionon. 
    Por dy gjera: e para, te keto rradhe e kisha me teper per nje ceshtje morali, Granit. Sic e kam thene, nuk me duket e drejte qe te bllokosh banner kur ajo forme reklame mundeson qe te konsumosh falas nje artikull, psh. E dyta, native advertising e shoh pak me frike nga pikepamja gazetareske, por kjo ka te beje me shume me ata qe duan te merren me lajmin online. 
    Edhe BuzzFeed po synon shume drejt lajmit “te vertete” kohet e fundit dhe mbetet per t’u pare si do bashkohen keto dy forma. Mjaft qe lexuesit t’i behet e qarte qe behet fjale per dicka te sponsorizuar nga nje brand. 🙂

Comments are closed.