Ishulli i fundit

Ishulli i Fundit, ABCnews
Ishulli i Fundit, ABCnews

 

Ishulli i Fundit

Kjo foto është shkrepur mbrëmjen e 13 Janarit 2017, kur u mblodhëm për t’i thënë Shkullakut “Mirupafshim!”.

Ne të ABCnews, lajmin për largimin e tij nga drejtimi i televizionit, e shoqëruam me hashtagun #ishulliifundit, që në fakt është një citim i vetë Mandit. Në një mbledhje redaksie, pas ndërrimit të pushteteve, kur panorama mediatike në vend ishte bërë tashmë e qartë, na tha:

“Kemi mbetur ishulli i fundit. Nuk e dimë sa do të rezistojmë, por le ta shfrytëzojmë këtë hapësirë për t’i thënë gjërat siç janë”.

Mund të mos jesh dakort me Shkullakun për shumë gjëra, por megjithëse ti je gazetari dhe ai drejtori, mund t’i thuash mendimin tënd, ta argumentosh. Nëse e bind, të jep edhe të drejtë. Presioni i “instancave të larta” gjen një pritë dhe asnjëherë nuk zbret deri te ti.

Ka një problem shumë të madh kur ke pasur Armand Shkullakun drejtor: këdo tjetër të kesh pas tij, do të ndjehesh gjithmonë pak “jetim”.