Koha mbaroi!

ilir beqja zeri amerikes

Ti i pyet për Hënën, ata të flasin për Diellin. Politikanët shqiptarë janë bërë mjeshtra të kësaj taktike, sa herë që nuk u intereson argumenti apo kur pyetja i vë në vështirësi. Në fillim ishin të paktë ata që e aplikonin këtë strategji, por turpi u doli shpejt të gjithëve. Tashmë ndodh rëndomtë që i intervistuari të injorojë pa u skuqur pyetjen duke bërë sikur nuk të ka dëgjuar fare. Për këtë sigurisht kemi faj edhe ne gazetarët që e kemi toleruar.

Ndaj kjo eksperienca me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, te Zëri i Amerikës është domethënëse: i pyetur në lidhje me akuzat për konçensionet, ministri vazhdoi për hesap të vet derisa moderatorja Laura Konda e ndërpreu duke nënvizuar se nuk i ishte përgjigjur pyetjes dhe se koha e tij mbaroi.

Sikur ta aplikonim më shpesh, ndoshta do të na respektonin më shumë herë tjetër.

***

Zëri i Amerikës: Zoti Beqaj, nuk iu përgjigjët pyetjes …

Ilir Beqaj: Aty po vij, po vij tek përgjigjia …

Zëri i Amerikës: Erdhi minuti i fundit i emisionit … Dhe mua më duhet ta mbyll këtu emisionin…

Ilir Beqaj: Po ta mbaroj përgjigjen?

Zëri i Amerikës: Gjithë të mirat, mbaroi koha.