Me kursimet e mamit dhe gruas

Nuk ka nevojë të lexosh libra të tillë pasi tashmë opinioni publik ka disa raste që shpjegojnë se si, me kursime, mund të bësh pasuri të madhe. I pari ishte kryebashkiaku i Tiranës, ateherë ministër, Erion Veliaj, që dasmën aspak të vogël në Kalanë e Gjirokastrës (shoqëruar nga një tjetër në periferitë e Tiranës) e justifikoi me paratë e kursyera nga e ëma e tij.

Me kursime, miq, mund të bëhesh edhe aksioner i një banke. Sidomos nëse ke fatin të kesh një grua ekonomiqare që të ndajë veç mbi 1 miliardë lekë, siç i ka buzëqeshur deputetit Alfred Peza, deri pak vite më parë gazetar në profesion.

Për të vërtetuar se pasuri të tilla nuk mund të bëhen vetëm me rrogën e gazetarit, sado të lartë ta kesh atë e sado i vjetër të jesh në profesion, disa kolegë të njohur të Pezës, firma të vjetra të gazetarisë shqiptare, u detyruan të pranojnë se nuk kanë pasur kaq shumë fat me gratë.

0 comments
%d bloggers like this: