#NoAngel, kritika mbi NYT pas përshkrimit për adoleshentin e vrarë nga policia

Police Shooting-Brown ProfileDitën kur Michael Brown varrosej, New York Times, gazeta më e madhe në SHBA, publikoi një profil ku adoleshenti nga Ferguson, Missouri që – ndonëse i paarmatosur – u qëllua për vdekje, me 6 plumba nga një oficer policie, përshkruhet si “jo një ëngjëll”. Probleme me drogën dhe alkolin, grindje me fqinjët dhe tekste vulgare këngësh rap, ishin shembujt që gazeta sillte në mbështetje të gjykimit të saj. 

Vrasja e Brown ka ngjallur protesta të forta në Ferguson ndërkohë që në publik është rikthyer edhe njëherë debati mbi trajtimin që u rezervohet nga autoritetet popullatës me lëkurë të zezë.

Të shumta ishin reagimet dhe kritikat ndaj autorit të shkrimit dhe gazetës. Qytetarë të ndryshëm në Twitter por edhe gazetarë amerikanë reaguan, duke theksuar se problemet në jetën e 18-vjeçarit Michael Brown janë të ngjashme me ato të shumë adoleshentëve të tjerë por kjo nuk do të thotë se duhen qëlluar. Të tjerë, me ironi, shpjegonin se “ëngjëjt janë të rrallë” ndërkohë që paragjykimi i NYT ndaj adoleshentit të vrarë theksohej edhe më shumë kur krahasohej me fjalët e buta që gazeta i rezervonte oficerit të policisë që zbrazi armën. 

“Një gabim” e ka quajtur Margaret Sullivan, Public Editor i NYT, përshkrimin, në përfundim të një debati që jam munduar ta përmbledh në këtë Storify që vijon. (Kliko mbi “Read next page” per ta lexuar te plote)