Oops! Publikut nuk i pëlqejnë kronikat me pagesë 5

ContentImage-Billboard“Po kujt i bëhet vonë!”, mund të kishte qenë nëntitulli i këtij posti.

Artikujt dhe kronikat me pagesë, që kamuflohen në mes të produktit editorial, janë shumë në modë kohët e fundit. Por (çudia e çudive!) publiku na e kuptonka dhe nuk i pëlqenka hiç kur tallesh me të. Na e ka zbuluar “risinë” një studim i kryer nga Contently, sipas të cilit kjo lloj reklame që vazhdon të mbushë arkën e redaksive, boshatis besueshmërinë e lexuesit/shikuesit te media në fjalë.

Ndonëse studimi i referohet mediave online, fenomeni është shumë i përhapur edhe në televizione, sidomos në Shqipëri. Kështu, dy të tretat e të intervistuarve pohojnë se ndjehen “të tradhëtuar” kur zbulojnë se ajo që po u “shitet” si informacion i dobishën, në fakt është një material i sponsorizuar, pjesë e një fushate marketingu të kompanisë X.

your-ad-hereSipas pjesës më të madhe të të intervistuarve, mediat që aplikojnë të ashtuquajturin “native advertising”, rrezikojnë të humbasin besueshmërinë që me mund kanë krijuar te publiku. Editorët, të paktën ata online, përgjigjen se të tilla materiale janë qartë të etiketuara si të sponsorizuara, dhe për ta kaq duhet të mjaftojë për të qetësuar lexuesin.

Fortune, që është edhe vetë pjesë e fushatave të tilla, shkruan se në SHBA vetëm gjatë vitit 2013 janë shpenzuar për përmbajtje të tilla të sponsorizuara 2.4 miliardë dollarë, rreth 77% më shumë se në vitin 2012.

Ndërsa në Shqipëri, përveç mediave online, me përmbajtje marketingu janë plot edhe skaletat e televizioneve. Për kredibilitetin nuk shqetësohet kush, përderisa me baltën e marketingut e kanë lyer të gjithë xhepin (arkën).

 

allurecosmetics.com.ua/
http://retail.ua/
5 comments
granitd
granitd

Interesante. Sdq nuk eshte se ua shohim per te madhe edhe mediave qe po perdorin gati cdo metode te mundshme per te monetizuar permbajtjen e tyre, eshte kohe krize per te gjitha mediat tradicionale qe po konvertohen ne media online. 


Per fat te keq, tek mediat shqiptare, artikujt e sponzorizuar lene shume per te deshiruar. Ideja me keta artikuj eshte te krijosh permbajtje interesante dhe me vlere qe vizitoret do te deshironin ta lexonin/shperndanin dhe ne te njejten kohe brenda atij artikulli te permendesh edhe ate se cfare vlere ofron ti si kompani apo produkti per vizitoret/lexuesit.

indritmaraku
indritmaraku moderator

@granitd Ne mediat shqiptare, Granit, artikujt e sponsorizuar as nuk etiketohen si te tille. Ne teori une jam shume dakort qe ashtu duhet te funksionoje, por praktika tregon se gjerat shkojne komplet ne drejtim tjeter. 

Pastaj, ataj qe i perkasin sektorit te marketingut duhet te na tregojne se a ja kane pare hajrin deri tani apo jo. :)

granitd
granitd

@indritmaraku Nuk eshte se i ndjek shume mediat ne Shqiperi, por keto qe kemi ne Kosove (Express & Telegrafi si me te medhate), kam pare artikuj qe etiketohen si te sponzorizuar. Tash mund te kete raste kur artikuj sponzorizohen pa e cekur ne lajm, por perderisa nuk kam informata te sakta mund vetem te hamendesoj :)


p.s shume mire qe ke filluar te blogosh perseri :P sapo perditesova linkun e blogut tend ne bloggerito http://www.bloggerito.com/links/

indritmaraku
indritmaraku moderator

@granitd Une e kam thene gjithmone qe Kosova eshte perpara nesh ne shume drejtime :)

Per nje problem me Aruba-n, blogu i meparshem u zhduk dhe fillova nga e para me domain .al. Duhet akoma ta plotesoj tamam, por Bloggerito me siguri do kete nje vend te linqet e mia.

granitd
granitd

@indritmaraku Po me artikujt qe ke pasur ne faqen e vjeter, nuk morre dot nje backup file nga Aruba? Gjynaf te humbin tere ato postime :(

%d bloggers like this: