Ti i pyet për Hënën, ata të flasin për Diellin. Politikanët shqiptarë janë bërë mjeshtra të kësaj taktike, sa herë që nuk u intereson argumenti apo kur pyetja i vë në vështirësi. Në fillim ishin të paktë ata që e aplikonin këtë strategji, por turpi u doli shpejt të gjithëve. Tashmë ndodh rëndomtë që i ...
Mbi dy vjet më parë Ejan Tanini bashkë me disa të rinj të tjerë kishin filluar të kërkonin ndihmën e qytetarëve në mbështetje të nismës “Mbill Pemën Tënde”: një kontribut monetar nga secili prej nesh që përkthehej në një fidan për t’u mbjellë kryesisht në Parkun e Liqenit. Nisma pati shumë sukses, paratë për fidanët tejkaluan ...
Dëgjova sot disa njerëz që tregoheshin të skandalizuar nga fjalori i humoristit Agron Llallaj në një këngë-parodi kushtuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me çështjen e këndit të lojërave që Bashkia kërkon me ngulm të ndërtojë te Parku i Liqenit. Duke mirëkuptuar të drejtën e çdokujt për t’u ndjerë i ofenduar nga çfarëdolloj ...
Ndërsa etika në Parlament zbriste edhe më poshtë se zakonisht, gjatë debatit për Buxhetin 2016, në portalin Opozita.com u shfaq një titull që, në përpjekjen për ta kritikuar, mesa duket e mori për shembull standartin e ofruar nga politika. Me të drejtë ne të medias ngritëm zërin pak kohë më parë kur Qeveria paraqiti në ...
Shpesh fajësojmë teknologjinë për veprimet tona, pa të drejtë. Siç na kujton “New Yorker” me këtë vizatim, sjellja jonë varet nga ne, jo nga një smartphone që mund të kemi me vete. A cartoon by Benjamin Schwartz, from this week’s issue. #TNYcartoons A photo posted by The New Yorker (@newyorkermag) on Jul 27, 2015 ...
T’i rikthesh fjalën popullit përmes një referendumi është dicka për të cilën nuk gjej dot asnjë arsye për ta kundërshtuar. Njoftimi i Kryeministrit të Athinës, Alexis Tsipras, se do të ftojë më 5 korrik popullin grek të shprehet me votë nëse do t’i pranojë apo jo masat e rrepta që i propozon Europa në këmbim ...
<<Personalisht nuk do kisha marrë kurrë një informacion të plotë për këtë ngjarjeje nëse kurioziteti (që vinte nga mungesa totale e informacionit) nuk do të më kishte shtyrë të shihja çdo mbrëmje Agon Channel, për të kuptuar se si mbrohej dhe ç‘argumenta kishte pronari i tij. Dhe vetëm pasi i ballafaqova për ditë me radhë ...
Debating Europe ka disa të dhëna interesante mbi përdorimin e social media-s nga politika në Europë, të përmbledhura në pamjen më poshtë. Për kë është i interesuar, ekspertët japin edhe disa këshilla. Shkurtimisht: Më shumë se sa kanali i përdorur për të komunikuar, rëndësi ka përmbajtja Komunikimi online dhe në social media është dypalësh, pra ...
Më bëjnë me dije se nëse viziton faqen e Guardian duke përdor AdBlock, të shfaqet mesazhi i fotos këtu sipër. Me siguri një mënyrë e sjellshme për t’i kujtuar një vizitori jo korrekt se përmbajtja që po konsumon *falas* ka një kosto, dikush e ka prodhuar dhe meriton të marrë në këmbim atë që i ...
Kush i shkrepi fotografitë e dy afrikanëve me shqiponjën kombëtare, kush i publikoi fillimisht, si u bënë ato virale duke u publikuar nga gati të gjithë portalet e lajmeve në shqip, por pa cituar autorin e pa marrë leje. Duke vazhduar kështu fenomenin e grabitjes së pronës së tjetrit. Gjithçka në këtë Storify: [View the ...