Gazetat drejt zhdukjes?

Dëgjohet e lexohet shpesh se gazetat janë drejt zhdukjes por gjithmonë tingëllojnë si ekzagjerime. Derisa sa përballesh me një tabelë të tillë që nuk lë shumë shteg për interpretime. Sigurisht i referohet vetëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por realiteti duket i pamohueshëm.

Morali i çarmatosur i deputetëve me kobure në brez

Me leje, pa leje, me të drejtë, pa të drejtë, 3 ditë apo një muaj… nuk më interesojnë fare. Deputeti Gent Strazimiri mund të ketë një mijë arsye për të cilat të ndjejë nevojën e një arme. Por vetëm ideja e një parlamentari me kobure në brez më duket bezdisëse. Jetojmë në vitin 2016, jo… Continue reading Morali i çarmatosur i deputetëve me kobure në brez

Një administrator për qytetarinë

Eshtë rruga Shyqyri Ishmi por mund të jetë çfarëdo rrugë tjetër e Tiranës. Këtë foto e kam shkrepur nga dritarja e shtëpisë time por jam i sigurt se e njëjta skenë mund të përsëritet edhe poshtë pallatit tënd. E kisha postuar fillimisht në Snapchat, por vendosa ta hedh edhe këtu pasi, ndryshe sa shkruaja atje,… Continue reading Një administrator për qytetarinë

Kënd i ri humori te Gazeta Shqiptare

“Gazeta Shqiptare”, një nga më njohurat dhe me reputacion në tregun shqiptar, duket se ka hapur një kënd të ri humori. Në nr. e datës 28 shkurt 2016, në faqe të parë, dallohet titulli: Zyrtari i Kishës Ortodokse: “Harry Potter”, joshje e djallit për fëmijët! Këndi i ri i humorit kamuflohet si Analizë, ndonëse humori… Continue reading Kënd i ri humori te Gazeta Shqiptare

Koha mbaroi!

Ti i pyet për Hënën, ata të flasin për Diellin. Politikanët shqiptarë janë bërë mjeshtra të kësaj taktike, sa herë që nuk u intereson argumenti apo kur pyetja i vë në vështirësi. Në fillim ishin të paktë ata që e aplikonin këtë strategji, por turpi u doli shpejt të gjithëve. Tashmë ndodh rëndomtë që i… Continue reading Koha mbaroi!

Veliaj, pemët e Parkut dhe premtimi për referendum

Mbi dy vjet më parë Ejan Tanini bashkë me disa të rinj të tjerë kishin filluar të kërkonin ndihmën e qytetarëve në mbështetje të nismës “Mbill Pemën Tënde”: një kontribut monetar nga secili prej nesh që përkthehej në një fidan për t’u mbjellë kryesisht në Parkun e Liqenit. Nisma pati shumë sukses, paratë për fidanët tejkaluan… Continue reading Veliaj, pemët e Parkut dhe premtimi për referendum

Koherenca e rrotave të k****

Dëgjova sot disa njerëz që tregoheshin të skandalizuar nga fjalori i humoristit Agron Llallaj në një këngë-parodi kushtuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me çështjen e këndit të lojërave që Bashkia kërkon me ngulm të ndërtojë te Parku i Liqenit. http://www.dailymotion.com/video/x3tehtg_tiranes-c-i-pane-syte-alpazar_news Duke mirëkuptuar të drejtën e çdokujt për t’u ndjerë i ofenduar nga… Continue reading Koherenca e rrotave të k****

Fjalët që tregojnë më shumë për ty sesa për atë që shan

Ndërsa etika në Parlament zbriste edhe më poshtë se zakonisht, gjatë debatit për Buxhetin 2016, në portalin Opozita.com u shfaq një titull që, në përpjekjen për ta kritikuar, mesa duket e mori për shembull standartin e ofruar nga politika. Me të drejtë ne të medias ngritëm zërin pak kohë më parë kur Qeveria paraqiti në… Continue reading Fjalët që tregojnë më shumë për ty sesa për atë që shan

Nuk eshte faji i teknologjise

Shpesh fajësojmë teknologjinë për veprimet tona, pa të drejtë. Siç na kujton “New Yorker” me këtë vizatim, sjellja jonë varet nga ne, jo nga një smartphone që mund të kemi me vete.   A cartoon by Benjamin Schwartz, from this week’s issue. #TNYcartoons A photo posted by The New Yorker (@newyorkermag) on Jul 27, 2015… Continue reading Nuk eshte faji i teknologjise