Pse Adi Krasta nuk i pëlqen komentuesit online dhe do t’i edukojë

Adi Krasta e nisi sezonin e ri të emisionit të tij “A” (6 tetor), në AgonChannel me një monolog. Të ftuarit janë gati të vijnë, siguroi, por “dua të flas me ju”. Shikimi ishte drejt e nga kamera; e kishte me telespektatorin. Në mbi 20 minuta, Krasta prek shumë tema, por 4 minutat e para… Continue reading Pse Adi Krasta nuk i pëlqen komentuesit online dhe do t’i edukojë

Ujku uron delen

“Besimtari konsiderohet si nje dele e Perendise.  Kurse politikani si ujku i shoqerise.  Sot ne festen e Kurbanit ujku i shkon per urim deles.  Dhe Zoti qesh.”  – Eva Idrizllari, ne FB

Prestigji nuk mjafton

Përtej Atlantikut flitet shumë ditët e fundit mbi njoftimin e New York Times për shkurtime të stafit dhe mbylljen e disa iniciativave dixhitale që ishin hedhur në treg së fundmi. Aplikacioni “NYT Opinion” i kërkonte lexuesit të paguante për të lexuar opinionet e përzgjedhura nga redaksia, përkundrejt mijërave të tjerë që mund të gjenden falas… Continue reading Prestigji nuk mjafton

#NoAngel, kritika mbi NYT pas përshkrimit për adoleshentin e vrarë nga policia

Ditën kur Michael Brown varrosej, New York Times, gazeta më e madhe në SHBA, publikoi një profil ku adoleshenti nga Ferguson, Missouri që – ndonëse i paarmatosur – u qëllua për vdekje, me 6 plumba nga një oficer policie, përshkruhet si “jo një ëngjëll”. Probleme me drogën dhe alkolin, grindje me fqinjët dhe tekste vulgare… Continue reading #NoAngel, kritika mbi NYT pas përshkrimit për adoleshentin e vrarë nga policia

#IceBucketChallenge, kërkimi shkencor i mbytur në një kovë me akull

Cfarë është ALS dhe çfarë do të thotë të jetosh me një njeri që vuan nga Skleroza Amiotrofike Laterale e ka shpjeguar fare qartë Anila Prifti – mikeshë dhe kolege – në blogun e saj.  Këto ditë është folur shumë për ALS (shpesh duke e përmendur si gërma pa e pasur haberin fare se çfarë… Continue reading #IceBucketChallenge, kërkimi shkencor i mbytur në një kovë me akull

E drejta (e pamoralshme) për t’u harruar

Pozicioni i Wikipedias kundër të ashtuquajturës “e drejta për t’u harruar” dihet që kur gjykatat i njohën qytetarëve europianë të drejtën për të mos qenë pjesë e kujtesës kolektive në internet, duke hequr nga rezultatet e motorrëve të kërkimit informacionet që u përkasin. Një e drejtë, që Jimmy Wales, themelues i Wikipedias, e quan “thellësisht… Continue reading E drejta (e pamoralshme) për t’u harruar

Pse nuk do të ketë kryengritje kundër Fullanit

Një pjesë e shtypit të shkruar publikoi disa foto të jetës luksoze të guvernatorit Fullani dhe fëmijëve të tij (koleksion orash të shtrenjta, larje me shampanjë e djersë të fshira më kartmonedha 500 euroshe), dhe Mero Baze bëri thirrje për protesta popullore për shkarkimin e numrit një të Bankës së Shqipërisë, si fajtor për grabitjen… Continue reading Pse nuk do të ketë kryengritje kundër Fullanit

Pse politika hesht mbi grabitjen në Bankën e Shqipërisë?

Janë të shumë ata që janë habitur përse politika shqiptare, që na ka mësuar të grindet edhe për fare pak gjë, po hesht në lidhje me grabitjen e 7 miliardë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Pse politikanët nuk ndjehen, ose “kanë kafshuar gjuhën”, siç thotë ai vetë, e tregon hapur gazetari Artan Hoxha, i ftuar… Continue reading Pse politika hesht mbi grabitjen në Bankën e Shqipërisë?

Retushimi i vendit ku lindi Zaho

Flash-et informative skuqën ekranet shqiptare kur vetë Kryeministri Rama lajmëroi në Twitter se ishte bërë baba për herë të dytë. Shtatzania e Linda Ramës ishte ndjekur nga afër nga mjekja Rubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit kryesor në vend, “Koço Gliozheni”, e cila pak ditë më parë kishte pohuar se lindja do të bëhej jashtë vendit,… Continue reading Retushimi i vendit ku lindi Zaho