Skip to content

Indrit Maraku

  • Kontakt
  • Kush?!

Parodia e politikës në Twitter

fake rama basha twitterShpesh dëfrejnë edhe më shumë se origjinali që imitojnë. Në Twitter njihen me emrin “fake account” ose “parody account” dhe praktikisht ekzistojnë që me lindjen e platformës. Kanë si qëllim të imitojnë një personazh të njohur, ndonjëherë edhe duke e vënë në lojë për ndonjë element dallues të karakterit apo jetës që bën.

Sigurisht që edhe mes përdoruesve shqiptarë ekzistojnë disa të tillë, ndonëse janë ende pak.

Mu kujtuan kur lexova këtë (foto sipër) shkëmbim replikash në distancë mes gjoja-Kryeministrit Rama (“më i suksesshmi që do ketë Shqipëeria”, thotë) dhe gjoja-kryeopozitarit Lulzim Basha (ndër pasionet e veta rendit buzëqeshjen), të cilëve u kishte bërë retweet gjoja-Sali Berisha (“Mirakllë of Fridom” e quan veten, bën ciu ciu “veq me dorën e djathtë”). Për të mos i lënë asgjë vetes mangut, cicëron edhe një tjetër Sali Berishë, por nuk dihet nëse të dy komunikojnë apo jo me njëri-tjetrin). Sigurisht, ekziston edhe i vetëquajturi @BabaKombit, Fatos Nano dhe e famshmja Jozi (kujdes! nuk i ka ikur fiksimi me t’kap për zhelesh).

fake2 rama basha twitterS’di të them nëse fakti që vijnë të gjithë nga politika është si një përpjekje për t’i ulur pak nga piedestali këta politikanët tanë.

Profile të tilla kanë ekzistuar gjithmonë në Twitter dhe platforma nuk u ka shpallur asnjëherë “luftë”. Por kërkon që të zbatohen disa rregulla specifike si mos përdorimi i emrit dhe mbiemrit të saktë të personit apo saktësimi në përshkrim se bëhet fjalë për një profil parodie.

Nuk e kam fshehur ndonjëherë që Twitter është social media që preferoj më tepër dhe do më pëlqente të shikoja më shumë profile të tilla. Në fund të fundit Twittersfera shqiptare ka nevojë të jetë pak më gazmore dhe mos ta marri veten shumë seriozisht. Për ju që humorin e keni talent të lindur, ka edhe një Shorty Awards që mund të fitoni.

Published October 5, 2014By Indrit Maraku
Categorized as Post Tagged basha, berisha, fake account, parody account, rama, twitter

Post navigation

Previous post

Ujku uron delen

Next post

Pse Adi Krasta nuk i pëlqen komentuesit online dhe do t’i edukojë

Recent Posts

  • Rama mes Greqisë dhe Italisë, opozita nuk gjen paqe
  • Procesi i Berlinit në Tiranë, shumë show por pak thelb
  • Adriatik Lapaj dhe sfida për të bërë Shqipërinë
  • Nuk ka ndërmend të largohet
  • Tre ngastrat e PD dhe koalicioni “3B”

Archives

Meta

  • Log in
  • Entries feed
  • Comments feed
  • WordPress.org
Indrit Maraku
Proudly powered by WordPress.