Pastrim betejash

<<Personalisht nuk do kisha marrë kurrë një informacion të plotë për këtë ngjarjeje nëse kurioziteti (që vinte nga mungesa totale e informacionit) nuk do të më kishte shtyrë të shihja çdo mbrëmje Agon Channel, për të kuptuar se si mbrohej dhe ç‘argumenta kishte pronari i tij. Dhe vetëm pasi i ballafaqova për ditë me radhë qëndrimet e TV-ve tona tradicionale me ato që dëgjoja tek televizioni i Becchettit, arrita të kuptoj se historia nuk është aq e thjeshtë sa e paraqesin Edi Rama, prokuroria dhe mediat që u mbajnë iso atyre. Përtej parullave për luftën kundër pastrimit të parave, ka një tjetër betejë okulte që ka gjasë të jetë po aq e pisët sa paratë që ajo pretendon të pastrojë. Frika më e madhe e saj është se shteti shqiptar mund të jetë i kapur nga kompani të mëdha dhe se “sherifët” tanë në pushtet, mund të kenë marrë përsipër të gjejnë të drejtën për ato çështje që nuk i merr përsipër dot as drejtësia ndërkombëtare.>>

Andi Bushati

në: Çështja Becchetti/Pasqyra e turpit të mediave tona