Përse gjermanët janë në luftë me linkun

weblinksJo një sulm ndaj Google por një sulm ndaj linkut, pra esencës së Internetit. Kështu e përkufizon Jeff Jarvis, gazetar e studiues i njohur i mediave online, konfliktin mes botuesve gjermanë dhe gjigandit të kërkimit.

Gjasat janë që procesi i arbitrazhit me Google, i nisur nga rreth gjysma e botuesve më të mëdhenj në Gjermani, do të përfundojë në aksion ligjor. Kërkesa është që Google t’i paguajë për citimet që linkojnë në artikujt dhe materialet e tjera të publikuara nga mediat e tyre. Saktësisht, këta botues pretendojnë të marrin 11% të fitimeve që Google gjeneron nga citimet e linkuara.

Në një shkrim në blogun e tij të para disa ditësh, por ende aktual, Jarvis e quan kërkesën absurde, cinike dhe të rrezikshme. Sepse, sipas tij, gjigandi i kërkimit online tashmë po i shpërblen botuesit për citimet, ndonëse jo në vlerë monetare. Po u jep botuesve lexues, klientë, publikun të cilin këto media duan të shërbejnë.

Problemi duket se është më i thellë dhe sipas Jeff Jarvis shpjegon përse mediat nuk arrijnë të krijojnë një digital business model të ri. Ende nuk e kemi kuptuar që vlera nuk qëndron vetëm te përmbajtja. Nga ana tjetër nuk është e lehtë të masësh vlerën e krijimit të një publiku.

Po botuesit a duhet të paguajnë Google për lexuesit që u sjell? Jarvis, duke provokuar, thotë po. Do të ishte një shkëmbim i monetar i ndershëm. Por do të ngrinte pikëpyetje morale që do të korruptonin rezultatet e kërkimit. Fakti që Google nuk kërkon para për renditjen në rezultatet e kërkimit dhe në GoogleNews, është thelbi i besimit në shërbimin e saj.

A do të paguajë Google për citimet e linkuara? Jo, thotë Jarvis, sepse do të shkatërrohej infrastruktura e njohurisë online, duke e kthyer Internetin në një stendë të gazetashitjes. Botuesit e kuptojnë këtë, dhe ndaj kërkesa e tyre është cinike. Kërcënimi i tyre nuk i drejtohet vetëm Google por edhe Microsoft (Bing) dhe Yahoo, me synimin për të përfituar sa më shumë prej tyre.

4 comments

  1. Indrit,
    Duke qene se ky eshte nje blog dhe jo artikull ku ti percjell nje lajm, do isha kurioz per mendimin tend ne kete pike.

  2. A Brahaj Mand, mendova se kuptohej qe ndaj te njejtin mendim me Jeff Jarvis. Ndoshta duhet ta kisha saktesuar. 🙂 Gjithsesi, mendoj se mediat online perfitojne jo pak nga Google dhe vlera nuk mund te matet vetem me perfitimin monetar. Se Google u sjell vizitore/lexues dhe ata nuk c’te bejne me pas eshte tjeter ceshtje.

  3. Nje rast i ngjashem ka qene edhe para 2-3 vitesh ne France. Aty mediat te perkrahura edhe nga shteti po ankoheshin per shfaqjen e linqeve te faqeve te tyre ne rezultate duke thene se Google po perfitonte nga to. Gje qe eshte absurde sepse keto shfaqje u dergojne miliona vizitore falas ne faqet e tyre. Ne artikullin e linkuar nga ti, autori thoshte se perderisa Google nuk shfaq reklama ne Google News, ateher 11% qe keta publikues po kerkojne eshte e barabarte me zero sepse ska asnje perfitim nga reklamat ne ate seksion te lajmeve. Nje gje qe ka harruar autori ta permend eshte se pos ne Google News, keto faqe shpesh shfaqen edhe ne indeksin e pergjithshem te Google.com ku ekzistojne reklama prej te cilave Google gjeneron te ardhura.

    Sidoqofte une ndaj mendimin me ty, se kjo kerkese e tyre eshte cinike dhe absurde. Nese ketyre mediave u pengon shfaqja e tyre ne rezultate te kerkimit ateher ekzistone nje zgjidhje e thjeshte per te bllokuar Google indeksimin e faqes se tyre dhe keshtu ato media do te zhdukeshin nga indeksi i Google. Por nuk besoj se do te bejne nje gje te tille sepse ne kete menyre do te humbisnin miliona vizitore qe marrin cdo muaj nga Google dhe nje gje e tille nuk eshte ne interesin e tyre. Eshte thjeshte nje blof qe po bejne per te perfituar sado pak nga Google qe gjithashtu ka interes ti mbaj ne indeksin e vet keto media (mediat franceze ia arriten ne nje menyre qellimit, morren 80M+ fonde per te ‘perkrahur’ tranzicionin nga print ne online)

  4. granitd Shume e vertete, kisha harruar mundesine per te bllokuar indeksimin nga Google por klikimet qe vijne nga kerkimet i duan ama! 
    Per t’i justifikuar disi, duhet thene se edhe mediat jane biznese. Jane krijuar me synimin per te bere para (permes informimit qe na ofrojne) keshtu qe deri diku eshte normale te shfrytezojne cdo mundesi… deri aty ku u ecen. 🙂

Comments are closed.