Pese “semundjet” qe prekin me shpesh gazetaret ne Shqiperi

Kolegu Armand Bajrami na ka futur ne skaner dhe produkti ne vijim eshte rezultat i diagnozes se tij. Po e percjell te plote, me shpresen qe te jem imun! 🙂

 

1. Iafutkotia
Gazetari ka gjithmone nje argument qe kolegu i tij ia ka futur kot. Semundje e lehte qe prek zakonisht te rinjte ne kete profesion. Duhen pak vite eksperience per te kuptuar nese kolegu duhet keshilluar, korigjuar, apo pergezuar.

2. Parasetidija
Eshte nje problem qe i kap gazetaret per shkaqe te mistershme. Kjo te ben te shprehesh se ti ishe ne dijeni te lajmit qe ka publikuar kolegu kohe me pare. Eshte infeksion qe nuk prek gjithkend. Ka gazetare qe jane imune.

3. S’kabravosia
Gazetarit i krijohet nje ngushtim ne stomak, c’ka e pengon per te pergezuar kolegun per nje pune te mire. Semundje qe eshte e varur thelbesisht nga karakteri i personit. Zemermireve u qendron larg kjo patologji.

4. Egombiretësia
Gazetari pretendon se lajmi qe ai ka bere eshte me i miri i kohes, i koherave te kaluara dhe te atyre qe do te vijne. Konsiderohet problem serioz. Eshte i kurueshem permes leximit deri ne piken ku behesh i vetedijshem se “di nje gje, qe s’di asgje”.

5. Gjithedija
Gazetarit i krijohet ideja se bota rrotullohet rreth tij dhe se eshte ne dijeni te gjithckaje. Kjo zakonisht prek ata persona qe kane punuar si gazetare per here te fundit para nje dekade. Te infektuarit jane te pashprese. Ende nuk ka nje kure konkrete per te.

p.s.
Une pretendoj se jam i vaksinuar ndaj te pestave, por mos me paragjykoni. Ne Shqiperi jemi. Ben vaki ndonje vaksine ka qene e skaduar.
😊😜