Redaksia e Google që tremb më shumë se Facebook

Redaksia e Google per Boterorin

Redaksia e Google per Boterorin

Negativiteti duket se nuk ecën kur vjen puna te social media.

Me rastin e kampionatit botëror të futbollit, Google ka krijua një redaksi të posaçme për të ndjekur ndeshjet mes kombëtareve të ndryshme dhe reagimeve të përdoruesve që ato ngjallin në motorrin e saj të kërkimit.

Redaksia eksperimentale ndodhet në San Francisco (foto) dhe ka si qëllim që të krijojë një produkt, një fakt, bazuar në interpretimin dhe analizën e kërkimeve të ndryshme, e që të ketë shpërndarje virale në Facebook e Twitter, përveçse në network-un e vetë kompanisë, Google+. Problemi qëndron te

njëanshmëria e produktit.

Shame” ishte fjala e kërkuar me vrull në Brazil gjatë dhe pas humbjes së thellë përballë gjermanëve. Ndërsa në Gjermani, numri i lartë i golave që depërtuan portën braziliane, shtyu përdoruesit të kërkonin cili ishte rezultati i thellë i një ndeshjeje në një kampionat botëror.

Mes dy varianteve, Google zgjodhi këtë të dytin duke e kthyer në trendin e ditës. Siç shkruan qartë NPR, pas humbjes dramatike përballë Gjermanisë, redaksia zgjedh të mos publikojë as edhe një trend kërkimi të vetëm bazuar në përdorimin e motorrit të kërkimit në Brazil. Tessa Hewson e redaksisë ka shpjeguar se ato ishin tepër negative:

“We might try and wait until we can do a slightly more upbeat trend.”

Të pyetur përse nuk kishin përdorur një titull negativ, meqënëse shpesh në media shumica e titujve kanë një natyrë të tillë, redaksia është përgjigjur: “Nuk preferojmë të hedhim kripë mbi plagë dhe një histori negative mbi Brazilin nuk do të tërhiqte shumë në rrjetet sociale”.

Ndonëse nuk është hera e parë që dëgjohet se pozitiviteti tërheq më shumë në social media sesa një informacion negativ, ajo që habit është lehtësia me të cilën Google manipulon atë që i shfaq publikut. Sidomos po të mendosh morinë e informacionit që mund të trajtojë e përpunojë një gjigand i tillë i medias online.

Google ka reaguar përmes një zëdhënësi, duke shpjeguar se ndryshe nga si do të vepronte një 16-vjeçar, jo çdo gjë që ke për të thënë duhet treguar:

Our social channels exist to share interesting and relevant information to the people who want to hear from us. Unlike your average 16-year-old, we don’t share every single thing we might have to say. Throughout the World Cup, we’ve shared more than 150 tidbits in 13 languages looking at Leaping Legends to Waving the Flag and everything in between. If people want more, they can always use google.com/trends to see what topics are trending at that time. Our primary goal, more than anything else, is to share what matters most at that moment to the most people. And, it’s good to have that goal, as we don’t want to have to rely on penalty kicks.

Pak kohë më parë ishte Facebook që mori mbi vete jo pak kritika për manipulim të algoritmit për të kthyer një pjesë të përdoruesve të tij në kavie të një eksperimenti të gjerë social. Tani Google konfirmoi se kriteret janë gjithmonë subjektive dhe të tilla janë edhe produktet finale.

 

www.allurecosmetics.com.ua/
rondell.kiev.ua/
0 comments
%d bloggers like this: