Shqiptarë apo myslimanë? 1

ArabetShkup

Nga protesta e fundit e shqiptarëve në Shkup më ka habitur jo pak kjo foto. Nëse në parim jam kundër përplasjeve me bazë etnike mes shqiptarësh e maqedonasish, këtu nuk po i futem fare rastit konkret që nxorri bashkëkombasit tanë në shesh pasi nuk kam informacion të bollshëm për të gjykuar.

Por një gjë është e sigurt: feja nuk ka asnjë lidhje në këtë mes. Askush nuk ka cënuar të drejtën e shqiptarëve për të besuar në fenë e tyre. Kuptoj që kush nuk i ka me sy të mirë shqiptarët të tentojë gjithmonë t’i lidhë me një fe të caktuar duke i shfaqur si ekstremistë. Por kur vetë shqiptarët bien në grackë dhe lidhin etninë me fenë më duket një idiotësi e madhe.

Kemi një pasuri të madhe ne shqiptarët, bashkëjetesën fetare. Le ta ushqejmë fort dhe të evitojmë t’i biem vetë këmbës me sqepar.

Ps. Diçitura ironike mbi foto nuk është vendosur nga unë por, dreqi ta hajë, po vazhduam kështu, do ngjajmë gjithmonë e më pak europianë.

http://allurecosmetics.com.ua/
http://www.rondell.kiev.ua/
0 comments

Trackbacks

  1. […] të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre. Ashtu sikundër besoj unë edhe flamujt e radikalizmit fetar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale gërryese, varfërim, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më […]

%d bloggers like this: