TV i kujt?

Andi Bushati propozon që hartuesit e reformës në drejtësi të mos e mbrojnë atë nga gazetarët por nga pronarët e mediave. I referohet dy neneve që dënojnë “influencat e papërshtatshme” ndaj prokurorëve, por interesant është ky pasazh mbi pronësinë e medias. “Burg për pronarët, jo për gazetarët”  

Fjalët që tregojnë më shumë për ty sesa për atë që shan

Ndërsa etika në Parlament zbriste edhe më poshtë se zakonisht, gjatë debatit për Buxhetin 2016, në portalin Opozita.com u shfaq një titull që, në përpjekjen për ta kritikuar, mesa duket e mori për shembull standartin e ofruar nga politika. Me të drejtë ne të medias ngritëm zërin pak kohë më parë kur Qeveria paraqiti në… Continue reading Fjalët që tregojnë më shumë për ty sesa për atë që shan

Pastrim betejash

<<Personalisht nuk do kisha marrë kurrë një informacion të plotë për këtë ngjarjeje nëse kurioziteti (që vinte nga mungesa totale e informacionit) nuk do të më kishte shtyrë të shihja çdo mbrëmje Agon Channel, për të kuptuar se si mbrohej dhe ç‘argumenta kishte pronari i tij. Dhe vetëm pasi i ballafaqova për ditë me radhë… Continue reading Pastrim betejash

Shqipëria e sunduar nga një regjim mediatik

Nuk ndodh shpesh që dikush ta thotë ndaj dhe mendoj se ja vlen të veçohet. Analisti Fatos Lubonja e cilëson Shqipërinë një vend që sundohet nga një regjim mediatik. Dhe fjalët “sundim” dhe “regjim” nuk janë të përdorura rastësisht. Në këndin e tij në Agon Channel, Lubonja flet për përpjekjen që po bëhet që ky… Continue reading Shqipëria e sunduar nga një regjim mediatik

Citimi i munguar nga progres-raporti

“The lack of transparency of media financing remains a major challenge. The media continued to be used as a tool to promote political and private economic interests. Further action is needed to ensure the proper enforcement of labour rights, especially media staff’s right to be covered by a formal employment contract.” – Progres-raporti i Komisionit Evropian… Continue reading Citimi i munguar nga progres-raporti

Prestigji nuk mjafton

Përtej Atlantikut flitet shumë ditët e fundit mbi njoftimin e New York Times për shkurtime të stafit dhe mbylljen e disa iniciativave dixhitale që ishin hedhur në treg së fundmi. Aplikacioni “NYT Opinion” i kërkonte lexuesit të paguante për të lexuar opinionet e përzgjedhura nga redaksia, përkundrejt mijërave të tjerë që mund të gjenden falas… Continue reading Prestigji nuk mjafton

Mobile nuk është sinonim me shkurt (ndoshta)

Gjithmonë kam menduar se konsumi mediatik përmes smartphone-nëve dhe tabletave ishte më i shkurtër në kohë ndaj dhe kërkonte përmbajtje më të vogla në volum. Pra, artikuj, post dhe video më të shkurtër. Ideja ishte se shpesh nxjerrim telefonin (mund të quhen ende të tillë?) dhe shikojmë çfarë kanë postuar miqtë tanë në Facebook, Twitter… Continue reading Mobile nuk është sinonim me shkurt (ndoshta)

Media Freedom, një hapësirë crowd sourcing për të denoncuar çensurën

Index on Censorship dhe Osservatorio Balcani e Caucaso kanë krijuar një platformë të përbashkët për raportimin e rasteve që cënojnë lirinë e medias në Europë. “Media Freedom” quhet hapësira e krijuar në platformën Ushahidi.com. Ka kaluar rreth 1 muaj që nga krijimi të Media Freedom dhe tashmë rezulojnë rreth 160 raste ku denoncohet kërcënimi ndaj… Continue reading Media Freedom, një hapësirë crowd sourcing për të denoncuar çensurën