The man on the bed

Joseph Eid—AFP/Getty Images
Joseph Eid—AFP/Getty Images

Një 70-vjeçar qëndron i ulur në krevatin e tij të thyer, ndërsa thith llullën dhe dëgjon muzikë në dhomën e gjumit të shkatërruar, të shtëpisë së bombarduar, në një qytet të gjunjëzuar. Aleppo.

Eshtë një foto që e shikon, e shikon, e shikon, e shikon… ka aq shumë për të treguar, sa është e pamundur t’ia heqësh sytë.

“The man on the bed” është shkrepur më 9 mars. Ai quhet Mohammed Mohiedin Anis, i njohur edhe si Abu Omar. Para konfliktit disavjeçar ishte koleksionist makinash, ndoshta edhe për këtë e ka të pamundur të shkëputet nga e shkuara, tregon për Time autori i shkrepjes Joseph Eid (AFP/Getty Images).

Edhe shpjegimi i tij përse foto ka bërë kaq shumë jehonë është interesant. Njerëzit janë lodhur nga pamjet e luftës, thotë. Mua më duket se ka edhe një fije qetësie e optimizmi në atë foto, që nuk shihet, por imagjinohet. Muzika në sfond.