Pak kripë, jep shije. Shumë kripë ta neverit. Vlen edhe për PR-in, sidomos kur nuk je Barack Obama. Lali Eri ka pak tendencën ta ekzagjerojë, duke rezultuar në efektin e kundërt e asaj që synon.
Year: 2017
The man on the bed
Një 70-vjeçar qëndron i ulur në krevatin e tij të thyer, ndërsa thith llullën dhe dëgjon muzikë në dhomën e gjumit të shkatërruar, të shtëpisë së bombarduar, në një qytet të gjunjëzuar. Aleppo. Eshtë një foto që e shikon, e shikon, e shikon, e shikon… ka aq shumë për të treguar, sa është e pamundur… Continue reading The man on the bed
Askujt nuk i kishte vajtur mendja!
Nëse ishit në mëdyshje përse duhen redaktorët…
Kur Beni i Financave tall buxhetin me qytetarët
https://www.youtube.com/watch?v=3wI85uKSpNo Kur dëgjon Arben Ahmetajn të deklarojë pa pikë turpi se “konçesionet në shëndetësi nuk i paguajnë qytetarët por buxheti i shtetit”, pyetja e parë që të vjen në mendje është: si ka mundësi të jetë kaq injorant ministri i Financave? Nuk ka njeri me dy pare mend në kokë që të mos e dijë… Continue reading Kur Beni i Financave tall buxhetin me qytetarët
Wikipedia kujdeset për besueshmërinë më shumë se media shqiptare
Gjatë studimeve të mia në Itali kishte një mënyrë të sigurt e të shpejtë për të ngelur në provim: të citoje Wikipedian si burim në esenë që duhej të dorëzoje. Eciklopedia më e madhe online mund të modifikohet nga shumëkush, gjë që nuk e kualifikon si një burim të saktë e të besueshëm shkencor. Por… Continue reading Wikipedia kujdeset për besueshmërinë më shumë se media shqiptare
Rritja e Tiranës
Shpesh tregojmë me fjalë sa ka ndryshuar Tirana por ky imazh më goditi për thjeshtësinë dhe mënyrën direkte me të cilin transmetonte pikërisht këtë ndjesi. është postuar në Twitter nga Blerta Dino, Urban Planner dhe studiuese në Barlett School of Architecture, në Londër. Tregon rritjen e Tiranës ndër vite, duke filluar nga viti 1921 për… Continue reading Rritja e Tiranës
Me kursimet e mamit dhe gruas
Nuk ka nevojë të lexosh libra të tillë pasi tashmë opinioni publik ka disa raste që shpjegojnë se si, me kursime, mund të bësh pasuri të madhe. I pari ishte kryebashkiaku i Tiranës, ateherë ministër, Erion Veliaj, që dasmën aspak të vogël në Kalanë e Gjirokastrës (shoqëruar nga një tjetër në periferitë e Tiranës) e… Continue reading Me kursimet e mamit dhe gruas
Ishulli i fundit
Kjo foto është shkrepur mbrëmjen e 13 Janarit 2017, kur u mblodhëm për t’i thënë Shkullakut “Mirupafshim!”. Ne të ABCnews, lajmin për largimin e tij nga drejtimi i televizionit, e shoqëruam me hashtagun #ishulliifundit, që në fakt është një citim i vetë Mandit. Në një mbledhje redaksie, pas ndërrimit të pushteteve, kur panorama mediatike… Continue reading Ishulli i fundit
Lerja replikën Internetit
Donald Trump dikur e quante Meryl Streep aktoren e tij te preferuar. Pas fjalimit te saj ne Golden Globes e quajti “overrated”. Nje tjeter here bota qeshi perseri me te!