Referendumi grek dhe frika nga demokracia

T’i rikthesh fjalën popullit përmes një referendumi është dicka për të cilën nuk gjej dot asnjë arsye për ta kundërshtuar. Njoftimi i Kryeministrit të Athinës, Alexis Tsipras, se do të ftojë më 5 korrik popullin grek të shprehet me votë nëse do t’i pranojë apo jo masat e rrepta që i propozon Europa në këmbim… Continue reading Referendumi grek dhe frika nga demokracia

Pastrim betejash

<<Personalisht nuk do kisha marrë kurrë një informacion të plotë për këtë ngjarjeje nëse kurioziteti (që vinte nga mungesa totale e informacionit) nuk do të më kishte shtyrë të shihja çdo mbrëmje Agon Channel, për të kuptuar se si mbrohej dhe ç‘argumenta kishte pronari i tij. Dhe vetëm pasi i ballafaqova për ditë me radhë… Continue reading Pastrim betejash

Social media dhe politika në Europë

Debating Europe ka disa të dhëna interesante mbi përdorimin e social media-s nga politika në Europë, të përmbledhura në pamjen më poshtë. Për kë është i interesuar, ekspertët japin edhe disa këshilla. Shkurtimisht: Më shumë se sa kanali i përdorur për të komunikuar, rëndësi ka përmbajtja Komunikimi online dhe në social media është dypalësh, pra… Continue reading Social media dhe politika në Europë

Dikush duhet të paguajë edhe në Internet

Më bëjnë me dije se nëse viziton faqen e Guardian duke përdor AdBlock, të shfaqet mesazhi i fotos këtu sipër. Me siguri një mënyrë e sjellshme për t’i kujtuar një vizitori jo korrekt se përmbajtja që po konsumon *falas* ka një kosto, dikush e ka prodhuar dhe meriton të marrë në këmbim atë që i… Continue reading Dikush duhet të paguajë edhe në Internet

Afrikanët me shqiponjë – grabitja virale e dy fotografive

Ne foto: Olger Ashiku me banore vendas gjate udhetimit ne Namibi, Afrika jugore

Kush i shkrepi fotografitë e dy afrikanëve me shqiponjën kombëtare, kush i publikoi fillimisht, si u bënë ato virale duke u publikuar nga gati të gjithë portalet e lajmeve në shqip, por pa cituar autorin e pa marrë leje. Duke vazhduar kështu fenomenin e grabitjes së pronës së tjetrit. Gjithçka në këtë Storify: [View the… Continue reading Afrikanët me shqiponjë – grabitja virale e dy fotografive

Shqipëria e sunduar nga një regjim mediatik

Nuk ndodh shpesh që dikush ta thotë ndaj dhe mendoj se ja vlen të veçohet. Analisti Fatos Lubonja e cilëson Shqipërinë një vend që sundohet nga një regjim mediatik. Dhe fjalët “sundim” dhe “regjim” nuk janë të përdorura rastësisht. Në këndin e tij në Agon Channel, Lubonja flet për përpjekjen që po bëhet që ky… Continue reading Shqipëria e sunduar nga një regjim mediatik

Halim Kosova dhe gjaku në fund të këmbëve

Me dhimbsen ata që menaxhojnë marrëdhëniet me median në fushatën elektorale të Halim Kosovës për Bashkinë e Tiranës! Sinqerisht. Kandidati i Partisë Demokratike deklaroi se dhuronte gjak për herë të parë por, me profesionin e tij të nderuar të mjekut, zëre se ka dhuruar gjak në forma të tjera. Si? I ka shkuar gjaku kushedi… Continue reading Halim Kosova dhe gjaku në fund të këmbëve

Supremacia e Anxhelës (mes nazistëve)

Der Spiegel ka zgjedhur të provokojë me kopertinën e saj të fundit që ka ngjallur jo pak diskutime. Në të shfaqet kancelarja gjermane, Angela Merkel, e rrethuar nga një grup nazistësh. Titulli: “Supremacia gjermane – Si europianët shikojnë gjermanët”. Kopertina në fakt i referohet marrëdhënieve të komplikuara financiare mes Berlinit dhe Athinës, për shkak edhe… Continue reading Supremacia e Anxhelës (mes nazistëve)

Marshimi ende nuk ka mbaruar!

“Fifty years from Bloody Sunday, our march is not yet finished, but we’re getting closer.” Në fund të urës Edmund Pettus, në qytezën Selma, Alabama, Presidenti amerikan, Barack Obama, mbajti atë që është cilësuar një fjalimet më të mira të karrierës së tij. Në të njëjtin vend, më 7 mars 1965, policia dhe një vullnetarët… Continue reading Marshimi ende nuk ka mbaruar!