Adriatik Lapaj dhe sfida për të bërë Shqipërinë

“Shqipëria Bëhet” quhet lëvizja politike e Adriatik Lapaj, zyrtarizuar pak ditë më parë në Tiranë. Një dëshirë e mirë e shprehur me një emër të gjetur të formacionit, por për momentin vetëm kaq. Si bëhet Shqipëria dhe kush e bën atë, mbeten dilemë thelbësore. Sipas Lapajt, “Shqipëria bëhet nëse duan shqiptarët”. Një hezitim që duket… Continue reading Adriatik Lapaj dhe sfida për të bërë Shqipërinë

Nuk ka ndërmend të largohet

Mesazhi i një fjalimi të gjatë, shoqëruar me ndryshimet në Qeveri dhe kupolën drejtuese të PS, ishte përpjekja e Edi Ramës për t’i thënë Asamblesë së partisë që drejton, se nuk ka ndërmend të hapë krahun e të largohet shpejt nga drejtimi i saj. Kjo ishte edhe tema për të cilën biseduam të hënën në… Continue reading Nuk ka ndërmend të largohet

Tre ngastrat e PD dhe koalicioni “3B”

Në kulmin e pushimeve verore, kur një pjesë e mirë e shqiptarëve janë ose bëhen gati të shkojnë buzë detit, Lulzim Basha mori ngastrën e tij nga parcela e Partisë Demokratike. Gojët e liga thonë se nuk e shqetëson fakti se bëhet fjalë për një pakicë të pakicës, aq i mjafton për t’u bërë pjesë… Continue reading Tre ngastrat e PD dhe koalicioni “3B”

Lëshimi i Gjiknurit dhe shkarkimi (i tërhequr) i një ministreje

Shkarkimi në grup i të gjithë sekretariatit të Partisë Socialiste, me arsyetimin aspak origjinal të rifreskimit të kupolës drejtuese, ishte vetëm një taktikë e Kryeministrit Rama për të mbuluar arsyen e vërtetë për të cilën u bë lëvizja: shkarkimin e Damian Gjiknurit nga posti i numrit dy të partisë. Gjiknuri është i treti (dhe i… Continue reading Lëshimi i Gjiknurit dhe shkarkimi (i tërhequr) i një ministreje

A do të kafshojë Tigri?

Arben Ahmetaj ka qenë me siguri një prej superministrave të Edi Ramës, një titull me të cilin pak të tjerë janë veshur, si Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri. “Tigri” ishte pseudonimi me të cilin e thërrisnin, ndonëse për arsye të tjera nga politika.Në kabinetet qeveritare të Ramës është bërë pjesë që në 2013, me një… Continue reading A do të kafshojë Tigri?

Në mbyllje të një fushate të vjetër

Nisi me premtimin se do të ishte ndryshe, por si shumë premtime fushatash, edhe ky rezultoi vetëm aq… një premtim. Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit në fakt ishte e vjetër, e lodhur, monotone. Me po të njëjtët personazhe që përqëndrojnë vëmendjen te vetja, me përpjekjen për të bindur se janë më mirë… Continue reading Në mbyllje të një fushate të vjetër

Komunikimi me gishta në fushatë

Një poster elektoral i Belind Këlliçit – ku i drejton gishtat e mesit korrupsionit – bëri zhurmë, duke zgjuar një fushatë elektorale deri tani disi të fjetur. Mesazhi duket se ishte një kundërpërgjigje ndaj refrenit të kënduar prej muajsh nga socialistët, që mundoheshin ta paraqisnin rivalin e opozitës si një kandidat anonim i cili nuk… Continue reading Komunikimi me gishta në fushatë

Fushata gjelbëruese “pa zhurmë” i ka ditët e shkurtra

Fushata “pa zhurmë” që socialistët thanë se kanë zgjedhur të zhvillojnë për këto zgjedhje, me gjasa nuk do të zgjasë shumë. Zyrtarisht u pohua se synimi është për të evituar shpenzime elektorale, duke i adresuar paratë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, konkretisht duke mbjellë pemë në të 61 bashkitë e vendit. Praktikisht, taktika e… Continue reading Fushata gjelbëruese “pa zhurmë” i ka ditët e shkurtra

Politika me podcast në fushatë, për të shmangur filtrat e medias tradicionale

Në çdo fushatë zgjedhore politikanët mundohen të gjejnë ndonjë risi në komunikimin me qytetarët, që besojnë se do të bëjë mrekullinë në rezultatin që do të marrin në kutitë e votimit. Podcast quhet e reja e këtij viti. Edi Rama ishte i pari që e njoftoi, ndërsa Sali Berisha u detyrua të tregonte se idenë… Continue reading Politika me podcast në fushatë, për të shmangur filtrat e medias tradicionale

Sondazhi për Tiranën dhe fushëbetejat e sfidantit Belind Këlliçi

Të dhënat e matjes së dytë në sondazhin e Euronews Albania për Bashkinë e Tiranës, konfirmojnë avantazhin që ka kryetari aktual, Erion Veliaj, ndaj sfidantit Belind Këlliçi. Siç u mundova të shpjegoja mbrëmjen e të premtes në studion e emisionit Barometri, gara nuk mund të shpallet e mbyllur pasi të dhënat flasin se ka një… Continue reading Sondazhi për Tiranën dhe fushëbetejat e sfidantit Belind Këlliçi