Facebook dhe manipulimi i emocioneve

facebook

Miqtë në Facebook na “infektojnë” me humorin e tyre. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga ekspertë të dy universiteteve dhe një grupi studiuesish nga vetë Facebook, që është publikuar nga PNAS. Kaviet e laboratorit kanë qenë gati 700 mijë përdorues të gjigandit të social medias që i janë nënshtruar eksperimentit pa asnjë vetëdije.

Përtej studimit në vetëvete, ajo që ka shkatuar më shumë debat është përfshirja aktive e Facebook në të, gjë për të cilën është M_Id_473331_Facebookmodifikuar edhe algoritmi i përdorur për shfaqjen e përmbajtjeve të ndryshme, herë pozitive e herë negative, që i nevojiteshin ekspertëve për të zhvilluar studimin.

I nisur për të treguar se emocionet e miqve tanë në Facebook mund të prekin edhe humorin tonë, duke na shtyrë të publikojmë materiale me humor të ngjashëm, eksperimenti tregoi se humori ynë online mund të jetë në dorën e një kompanie private, që në këtë rast është vetë Facebook. Gjëja ka alarmuar jo pak amerikanët dhe përtej Atlantikut duket se kanë filluar të lëvizin juristët.

Ndërkohë, Facebook ka kërkuar “falje” por edhe vetë një nga psikologet eksperte të studimit pohon se ka pashur mëdyshje kur i ka mbërritur materiali në tavolinë. Si për të vënë qershinë mbi tortë, zonjës i paskan thënë se gjithçka ishte në rregull nga ana etike pasi Facebook e manipulon shpesh algoritmin e përdorur për “News Feed”.