Hipokritët e lirisë së shtypit

nous sommes hypocrites parisU turrën të dielën nga vende të ndryshme të botës, për të marshuar në mbrojtje të lirisë së shtypit, kundër terrorizmit që goditi Parisin. Tipike e politikanëve, përpjekja për të përfituar nga një moment, ditë, vend ku janë fokusuar kamerat dhe sytë e gjithë botës. Por hipokrizia e shumë prej atyre që qëndronin në krah të Presidentit francez nuk kaloi pa u vënë re online.

Karikatura që shoqëron këtë post (huazuar nga këtu) është vetëm një formë për të treguar se sot është gjithnjë e më vështirë t’ia hedhësh duke bërë të tjerët për budallenj.

Interesante është edhe kjo përmbledhje e disa postimeve në Twitter të blogerit Daniel Wickham, që tregon se ndryshe nga sa u paraqitën në Paris, shumë prej këtyre shtetarëve në vendet e tyre kanë tjetër qasje ndaj gazetarëve dhe lirive.