Kënd i ri humori te Gazeta Shqiptare

harry potter kisha

“Gazeta Shqiptare”, një nga më njohurat dhe me reputacion në tregun shqiptar, duket se ka hapur një kënd të ri humori. Në nr. e datës 28 shkurt 2016, në faqe të parë, dallohet titulli:

Zyrtari i Kishës Ortodokse: “Harry

Potter”, joshje e djallit për fëmijët!

Këndi i ri i humorit kamuflohet si Analizë, ndonëse humori dallon menjëherë kur lexon titullin tjetër që i referohet Miron Çakos (shef i Zyrës se Katekizmit në KOASH – Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare), sipas të cilit edhe Shën Kozmai e kishte profetizuar se “TV është kuti e Satanait”.

harry potter miron cakoDuket se lexuesit janë gajasur me të madhe nga përrallat Çakos, aq sa Gazeta Shqiptare, i ka dedikuar delirit një faqe të plotë, atë me nr. 12, në fund të së cilës shtohet se hareja do të vazhdojë edhe në numrin e rradhës.

Në materialin e rradhës pritet që ky sfidant i Agron Llakës për nga humori të na dëfrejë me shpjegimin përse fëmijët po mësohen të admirojnë personazhe diabolike si Winx-at dhe Piter Pani. Mos e humbisni! Fëmijët tanë janë në rrezik!