Koherenca e rrotave të k****

Dëgjova sot disa njerëz që tregoheshin të skandalizuar nga fjalori i humoristit Agron Llallaj në një këngë-parodi kushtuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me çështjen e këndit të lojërave që Bashkia kërkon me ngulm të ndërtojë te Parku i Liqenit.

http://www.dailymotion.com/video/x3tehtg_tiranes-c-i-pane-syte-alpazar_news

Duke mirëkuptuar të drejtën e çdokujt për t’u ndjerë i ofenduar nga çfarëdolloj fjale që i duket banale apo e papërshtatshme, vlen të kujtohet konteksti. Një emision humori është ndryshe nga salla e Parlamentit.

Shembulli nuk është rastësor. Se të njëjtat fjalë, rrotë k***, Kryeministri i vendit ia drejtoi paraardhësit të tij mu në sallën plenare të Parlamentit, mes gjithë deputetëve. Kur u kap gafil, një javë më pas kërkoi ndjesë dhe u harrua. Ndërkohë që përveç rivalëve të tij politikë, atëherë nuk dëgjova kënd të shprehej i shqetësuar nga fjalori.

Do ishte mirë që banaliteti të evitohej gjithmonë, por… Koherencën, e keni parë gjë? Nuk është fjalë e turpshme.