Kur Beni i Financave tall buxhetin me qytetarët

Kur dëgjon Arben Ahmetajn të deklarojë pa pikë turpi se “konçesionet në shëndetësi nuk i paguajnë qytetarët por buxheti i shtetit”, pyetja e parë që të vjen në mendje është: si ka mundësi të jetë kaq injorant ministri i Financave? Nuk ka njeri me dy pare mend në kokë që të mos e dijë se buxheti i shtetit janë taksat që paguajmë ne qytetarët! Pastaj ftillohesh që e di shumë mirë edhe ministri.

Pyetja e dytë është: po si ka mundësi të na dinë kaq injorantë si qytetarë, sa të dalin nga foltorja e Parlamentit dhe të nxjerrin nga goja një fjali që, më shumë se një mashtrim, është tallje b… buxheti?

%d bloggers like this: