Media Freedom, një hapësirë crowd sourcing për të denoncuar çensurën

mediafreedom

Index on Censorship dhe Osservatorio Balcani e Caucaso kanë krijuar një platformë të përbashkët për raportimin e rasteve që cënojnë lirinë e medias në Europë. “Media Freedom” quhet hapësira e krijuar në platformën Ushahidi.com.

Ka kaluar rreth 1 muaj që nga krijimi të Media Freedom dhe tashmë rezulojnë rreth 160 raste ku denoncohet kërcënimi ndaj gazetarëve dhe lirisë së medias. Sipas organizatëve, rreth gjysma e këtyre denoncimeve vijnë nga Europa juglindore, Turqia dhe Italia.

Kjo përpjekje crowd-sourcing, ky qytetarët europianë thirren të marrin pjesë aktivisht, synon të krijojë “një hartë të shkeljeve, kërcënimeve dhe kufizimeve me të cilat profesionistët e mediave europiane, blogerët dhe qytetarët-gazetarë (citizen journalists*) përballen çdo ditë”. Platforma përpiqet gjithashtu që mbledhë informacion se çfarë do t’u nevojitej gazetarëve në të tilla situata.

Raportimi i rasteve të ndryshme mund të bëhet përmes aplikacioneve iOS dhe Android të platformës Ushahidi, si dhe nga vetë faqja.

 

*Na duhet të gjejmë një zgjidhje për përkthimin në shqip të “citizen journalists” dhe “citizen journalism”. Kush ka ndonjë sugjerim, te komentet. 🙂