Oops! Publikut nuk i pëlqejnë kronikat me pagesë 5

ContentImage-Billboard“Po kujt i bëhet vonë!”, mund të kishte qenë nëntitulli i këtij posti.

Artikujt dhe kronikat me pagesë, që kamuflohen në mes të produktit editorial, janë shumë në modë kohët e fundit. Por (çudia e çudive!) publiku na e kuptonka dhe nuk i pëlqenka hiç kur tallesh me të. Na e ka zbuluar “risinë” një studim i kryer nga Contently, sipas të cilit kjo lloj reklame që vazhdon të mbushë arkën e redaksive, boshatis besueshmërinë e lexuesit/shikuesit te media në fjalë.

Ndonëse studimi i referohet mediave online, fenomeni është shumë i përhapur edhe në televizione, sidomos në Shqipëri. Kështu, dy të tretat e të intervistuarve pohojnë se ndjehen “të tradhëtuar” kur zbulojnë se ajo që po u “shitet” si informacion i dobishën, në fakt është një material i sponsorizuar, pjesë e një fushate marketingu të kompanisë X.

your-ad-hereSipas pjesës më të madhe të të intervistuarve, mediat që aplikojnë të ashtuquajturin “native advertising”, rrezikojnë të humbasin besueshmërinë që me mund kanë krijuar te publiku. Editorët, të paktën ata online, përgjigjen se të tilla materiale janë qartë të etiketuara si të sponsorizuara, dhe për ta kaq duhet të mjaftojë për të qetësuar lexuesin.

Fortune, që është edhe vetë pjesë e fushatave të tilla, shkruan se në SHBA vetëm gjatë vitit 2013 janë shpenzuar për përmbajtje të tilla të sponsorizuara 2.4 miliardë dollarë, rreth 77% më shumë se në vitin 2012.

Ndërsa në Shqipëri, përveç mediave online, me përmbajtje marketingu janë plot edhe skaletat e televizioneve. Për kredibilitetin nuk shqetësohet kush, përderisa me baltën e marketingut e kanë lyer të gjithë xhepin (arkën).

 

allurecosmetics.com.ua/
http://retail.ua/
%d bloggers like this: