Prapashtesa shqiptare

domain.alIndritMaraku.com nuk ekziston më. Tani ka një prapashtesë shqiptare, .al.

 

Kjo, jo se jam goditur nga ndonjë atak nacionalizmi kohët e fundit por blogu i mëparshëm me gjithë përmbajtjen që kishte u zhduk. Aruba, ku hostohej blogu, ndryshe nga ç’e kishte zakon që të njoftonte një muaj para skandencës së hostimit, e në vazhdim, këtë vit e dërgoi paralajmërimin mbi një javë pasi afati maksimal kishte kaluar.

 

Kështu që gjithçka nis nga fillimi dhe kjo më shtyu që të ndryshoja edhe domain-in në IndritMaraku.al. Për më tepër, me ndihmën e Mandit, i gjithë blogu i ri jeton në hapësirat virtuale shqiptare të Host.al .al domain registrar.

 

Me pak fjalë, çdo gjë është e re dhe dalëngadalë, me hapësirat kohore që (nuk) më lejon puna do mundohem të plotësoj e sistemoj këto faqe. I vetmi që nuk ndryshon nga blogu i mëparshëm jam unë. Por për të modifikuar këtë pjesën kam përshtypjen do të bënte më shumë punë ndonjë psikanalist i mirë se sa ndonjë plugin! 😛