Përtej Atlantikut flitet shumë ditët e fundit mbi njoftimin e New York Times për shkurtime të stafit dhe mbylljen e disa iniciativave dixhitale që ishin hedhur në treg së fundmi. Aplikacioni “NYT Opinion” i kërkonte lexuesit të paguante për të lexuar opinionet e përzgjedhura nga redaksia, përkundrejt mijërave të tjerë që mund të gjenden falas në Internet. Ishte qartë një bast që shfrytëzonte emrin, reputacionin dhe prestigjin e gazetës më të madhe amerikane, të cilën e gjithë bota e mban nën vëzhgim jo vetëm përsa i përket përmbajtjes editoriale por edhe pjesës komerciale-ekonomike. Ishte një bast që dështoi, duke konfirmuar se nuk mjafton të quhesh New York Times!
Në shkrimet e ndryshme që analizojnë punën e redaksisë së NYT, së fundmi është folur shumë edhe për faktin se një pjesë jo e vogël e stafit dhe firma prestigjoze të gazetës janë pak ose aspak aktiv në Twitter. Ka nga ata që nuk shikojnë një dramë te një gjë e tillë. Ka të tjerë që nënvizojnë se dialogu dhe ndërveprimi me lexuesin janë shumë të rëndësishëm në gazetarinë moderne.
There’s a temptation within many newspapers to believe that the only problem the web has created is how to get all that excellent journalism to readers most efficiently, and to see the social web as merely a distribution mechanism or PR gesture. Engaging with readers is much more than that — it’s the key to developing a new kind of interactive, two-way journalism, and that journalism may ultimately be the only kind that survives. – Mathew Ingram
Mathew Ingram këmbëngul (mendoj unë, me të drejtë) se është e gabuar të shikosh Internetin vetëm si një platformë shpërndarjeje dhe se gazetaria e bazuar te dialogu me lexuesin mund të jetë e vetmja formulë që do të mbijetojë. Pavarësisht emrit të gazetarit apo gazetës.