Janë të shumë ata që janë habitur përse politika shqiptare, që na ka mësuar të grindet edhe për fare pak gjë, po hesht në lidhje me grabitjen e 7 miliardë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Pse politikanët nuk ndjehen, ose “kanë kafshuar gjuhën”, siç thotë ai vetë, e tregon hapur gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një emision në tv OraNews. Sipas tij, “po lëvizen të gjithë gurët për shmangjen e të vërtetës” dhe eksperienca tregon se “këto histori nuk zbardhen kurrë”. Artan Hoxha duket se drejton gishtin ndaj guvernatorit Fullani për të cilin thotë se “i ka futur të gjithë brenda” dhe i referohet punësimeve të të afërmve të politikanëve, të të gjitha krahëve, në Bankën e Shqipërisë. Kjo e fundit “është përdorur për të mbaruar qokat e klasës politike të diskretituar të këtij vendi – shton Hoxha ndërsa nuk përdorur doreza mëndafshi – dhe ka shërbyer për t’i garantuar mandatin e dytë guvernatorit të Bankës.”
Video ja vlen ta shikosh të plotë, por nëse nuk ke kohë kaloi 2 minutat e para.
1 comment
Comments are closed.