Nga protesta e fundit e shqiptarëve në Shkup më ka habitur jo pak kjo foto. Nëse në parim jam kundër përplasjeve me bazë etnike mes shqiptarësh e maqedonasish, këtu nuk po i futem fare rastit konkret që nxorri bashkëkombasit tanë në shesh pasi nuk kam informacion të bollshëm për të gjykuar.
Por një gjë është e sigurt: feja nuk ka asnjë lidhje në këtë mes. Askush nuk ka cënuar të drejtën e shqiptarëve për të besuar në fenë e tyre. Kuptoj që kush nuk i ka me sy të mirë shqiptarët të tentojë gjithmonë t’i lidhë me një fe të caktuar duke i shfaqur si ekstremistë. Por kur vetë shqiptarët bien në grackë dhe lidhin etninë me fenë më duket një idiotësi e madhe.
Kemi një pasuri të madhe ne shqiptarët, bashkëjetesën fetare. Le ta ushqejmë fort dhe të evitojmë t’i biem vetë këmbës me sqepar.
—
Ps. Diçitura ironike mbi foto nuk është vendosur nga unë por, dreqi ta hajë, po vazhduam kështu, do ngjajmë gjithmonë e më pak europianë.
[…] të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre. Ashtu sikundër besoj unë edhe flamujt e radikalizmit fetar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale gërryese, varfërim, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më […]