Rama mes Greqisë dhe Italisë, opozita nuk gjen paqe

Java e progres-raportit nuk solli asnjë të re sa i përket hapjes së kapitujve të parë, në negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Eurokomisioneri për Zgjerimin, nuk shkoi dot më larg se shprehja e një shprese për ta nisur këtë proces brenda dhjetorit të këtij viti. Shpjegimi erdhi nga mediat greke, që njoftuan se Athina… Continue reading Rama mes Greqisë dhe Italisë, opozita nuk gjen paqe

Nuk ka ndërmend të largohet

Mesazhi i një fjalimi të gjatë, shoqëruar me ndryshimet në Qeveri dhe kupolën drejtuese të PS, ishte përpjekja e Edi Ramës për t’i thënë Asamblesë së partisë që drejton, se nuk ka ndërmend të hapë krahun e të largohet shpejt nga drejtimi i saj. Kjo ishte edhe tema për të cilën biseduam të hënën në… Continue reading Nuk ka ndërmend të largohet

Tre ngastrat e PD dhe koalicioni “3B”

Në kulmin e pushimeve verore, kur një pjesë e mirë e shqiptarëve janë ose bëhen gati të shkojnë buzë detit, Lulzim Basha mori ngastrën e tij nga parcela e Partisë Demokratike. Gojët e liga thonë se nuk e shqetëson fakti se bëhet fjalë për një pakicë të pakicës, aq i mjafton për t’u bërë pjesë… Continue reading Tre ngastrat e PD dhe koalicioni “3B”

Lëshimi i Gjiknurit dhe shkarkimi (i tërhequr) i një ministreje

Shkarkimi në grup i të gjithë sekretariatit të Partisë Socialiste, me arsyetimin aspak origjinal të rifreskimit të kupolës drejtuese, ishte vetëm një taktikë e Kryeministrit Rama për të mbuluar arsyen e vërtetë për të cilën u bë lëvizja: shkarkimin e Damian Gjiknurit nga posti i numrit dy të partisë. Gjiknuri është i treti (dhe i… Continue reading Lëshimi i Gjiknurit dhe shkarkimi (i tërhequr) i një ministreje

Politika me podcast në fushatë, për të shmangur filtrat e medias tradicionale

Në çdo fushatë zgjedhore politikanët mundohen të gjejnë ndonjë risi në komunikimin me qytetarët, që besojnë se do të bëjë mrekullinë në rezultatin që do të marrin në kutitë e votimit. Podcast quhet e reja e këtij viti. Edi Rama ishte i pari që e njoftoi, ndërsa Sali Berisha u detyrua të tregonte se idenë… Continue reading Politika me podcast në fushatë, për të shmangur filtrat e medias tradicionale

Veliaj, pemët e Parkut dhe premtimi për referendum

Mbi dy vjet më parë Ejan Tanini bashkë me disa të rinj të tjerë kishin filluar të kërkonin ndihmën e qytetarëve në mbështetje të nismës “Mbill Pemën Tënde”: një kontribut monetar nga secili prej nesh që përkthehej në një fidan për t’u mbjellë kryesisht në Parkun e Liqenit. Nisma pati shumë sukses, paratë për fidanët tejkaluan… Continue reading Veliaj, pemët e Parkut dhe premtimi për referendum

Fjalët që tregojnë më shumë për ty sesa për atë që shan

Ndërsa etika në Parlament zbriste edhe më poshtë se zakonisht, gjatë debatit për Buxhetin 2016, në portalin Opozita.com u shfaq një titull që, në përpjekjen për ta kritikuar, mesa duket e mori për shembull standartin e ofruar nga politika. Me të drejtë ne të medias ngritëm zërin pak kohë më parë kur Qeveria paraqiti në… Continue reading Fjalët që tregojnë më shumë për ty sesa për atë që shan

Mes artit dhe politikës, komunikimi

Pakkush i beson kur ngul këmbë se nuk është politikan. Ndërsa klasifikimi “artist” i shijon më shumë Edi Ramës, gjë që duket nga sa shpesh flet për të bukurën, estetiken, shijen. Kryeministri shfaqet shpesh i dyzuar mes këtyre botëve por në një lëvizje të fundit (social) mediatike, artisti duket se ka fituar mbi politikanin. Foto… Continue reading Mes artit dhe politikës, komunikimi

Retushimi i vendit ku lindi Zaho

Flash-et informative skuqën ekranet shqiptare kur vetë Kryeministri Rama lajmëroi në Twitter se ishte bërë baba për herë të dytë. Shtatzania e Linda Ramës ishte ndjekur nga afër nga mjekja Rubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit kryesor në vend, “Koço Gliozheni”, e cila pak ditë më parë kishte pohuar se lindja do të bëhej jashtë vendit,… Continue reading Retushimi i vendit ku lindi Zaho