Votat e sportit

Erion-Veliaj-stadium

Gara elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit 2015 duket se do të luhet edhe në terrenet sportive. I pari e dha shenjën Erion Veliaj. Kandidat i të majtës për Bashkinë e Tiranës, u shfaq në tribunën vip të stadiumit “Qemal Stafa” (foto lart) për të ndjekur ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit kur ende nuk ishte zyrtarizuar emri i tij.

Në kampin tjetër është Voltana Ademi, kandidate e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës (foto poshtë). Ajo ka ndjekur nga afër ndjeshjen e basketbollit për meshkuj Vllaznia-Kamza.

voltana ademi

Deri tani, koktejli i fushatës që ende nuk ka nisur, duket se është terren + social media + sport.

Nuk do të ishte habi të zbulonim edhe admirues të teatrove deri më 21 qershor. Fushata i ka këto!