Mbijetesa në këmbim të votës

sherefedin shehuTë dielën isha në punë kur në redaksi mbërriti një email nga Partia Demokratike, shoqëruar me një material video i takimeve që kandidati i djathtë për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, kishte zhvilluar me disa tregtarë. Asgjë e jashtëzakonshme deri këtu… Çfarë më bëri përshtypje ishte një fjali e kandidatit drejtuar elektoratit: “Do bëj përpjekje që të mbijetoni!”, i premtonte një çifti tregtarësh, menjëherë pasi njëri prej tyre i kishte thënë: “Unë dua ta lë dyqanin fare, se ne bëjmë luftë për mbijetesë.”

Nuk e di pse ai premtim – “Do bëj përpjekje që të mbijetoni!” – më la një shije aq të hidhur. Mu kujtua se në vitet ’90 politikanët u premtonin shqiptarëve ujë dhe rrugë në këmbim të votës. Vazhdojnë ende ta bëjnë. Por në vend që standardi të ishte në rritje duket se ka ndodhur e kundërta. Në 2016-ën, politika u premton shqiptarëve mbijetesën dhe për këtë fajtorë janë të dyja palët. Ndonëse e kam të vështirë ta ndaj cila më shumë se tjetra.