Amnistia e munguar, miqësia e konfirmuar dhe zonat e (pa) mbrojtura

Miqësinë me Italinë e konfirmuam, edhe me vota opozitare, duke miratuar marrëveshjen që lejon fqinjin përballë Adriatikut, të menaxhojë në territorin shqiptar flukset migratore që nga Afrika synojnë brigjet e tij. Europës i bëmë edhe moral se si duhet të sillet në tilla raste, por nuk e dëgjuam për zonat e mbrojtura të territorit, duke… Continue reading Amnistia e munguar, miqësia e konfirmuar dhe zonat e (pa) mbrojtura

Rama mes Greqisë dhe Italisë, opozita nuk gjen paqe

Java e progres-raportit nuk solli asnjë të re sa i përket hapjes së kapitujve të parë, në negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Eurokomisioneri për Zgjerimin, nuk shkoi dot më larg se shprehja e një shprese për ta nisur këtë proces brenda dhjetorit të këtij viti. Shpjegimi erdhi nga mediat greke, që njoftuan se Athina… Continue reading Rama mes Greqisë dhe Italisë, opozita nuk gjen paqe

Procesi i Berlinit në Tiranë, shumë show por pak thelb

Samiti që mblodhi në Tiranë liderët e vendeve anëtare dhe institucioneve të Bashkimit Europian, në kuadër të Procesit të Berlinit, mund të konsiderohet një sukses sa i përket organizimit dhe elementeve të spektaklit që e mbushën atë përgjatë një dite të ngarkuar, por u karakterizua nga mungesa e thelbit në vetvete. Në fund të ditës… Continue reading Procesi i Berlinit në Tiranë, shumë show por pak thelb

Adriatik Lapaj dhe sfida për të bërë Shqipërinë

“Shqipëria Bëhet” quhet lëvizja politike e Adriatik Lapaj, zyrtarizuar pak ditë më parë në Tiranë. Një dëshirë e mirë e shprehur me një emër të gjetur të formacionit, por për momentin vetëm kaq. Si bëhet Shqipëria dhe kush e bën atë, mbeten dilemë thelbësore. Sipas Lapajt, “Shqipëria bëhet nëse duan shqiptarët”. Një hezitim që duket… Continue reading Adriatik Lapaj dhe sfida për të bërë Shqipërinë

Nuk ka ndërmend të largohet

Mesazhi i një fjalimi të gjatë, shoqëruar me ndryshimet në Qeveri dhe kupolën drejtuese të PS, ishte përpjekja e Edi Ramës për t’i thënë Asamblesë së partisë që drejton, se nuk ka ndërmend të hapë krahun e të largohet shpejt nga drejtimi i saj. Kjo ishte edhe tema për të cilën biseduam të hënën në… Continue reading Nuk ka ndërmend të largohet

Tre ngastrat e PD dhe koalicioni “3B”

Në kulmin e pushimeve verore, kur një pjesë e mirë e shqiptarëve janë ose bëhen gati të shkojnë buzë detit, Lulzim Basha mori ngastrën e tij nga parcela e Partisë Demokratike. Gojët e liga thonë se nuk e shqetëson fakti se bëhet fjalë për një pakicë të pakicës, aq i mjafton për t’u bërë pjesë… Continue reading Tre ngastrat e PD dhe koalicioni “3B”

Lëshimi i Gjiknurit dhe shkarkimi (i tërhequr) i një ministreje

Shkarkimi në grup i të gjithë sekretariatit të Partisë Socialiste, me arsyetimin aspak origjinal të rifreskimit të kupolës drejtuese, ishte vetëm një taktikë e Kryeministrit Rama për të mbuluar arsyen e vërtetë për të cilën u bë lëvizja: shkarkimin e Damian Gjiknurit nga posti i numrit dy të partisë. Gjiknuri është i treti (dhe i… Continue reading Lëshimi i Gjiknurit dhe shkarkimi (i tërhequr) i një ministreje

A do të kafshojë Tigri?

Arben Ahmetaj ka qenë me siguri një prej superministrave të Edi Ramës, një titull me të cilin pak të tjerë janë veshur, si Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri. “Tigri” ishte pseudonimi me të cilin e thërrisnin, ndonëse për arsye të tjera nga politika.Në kabinetet qeveritare të Ramës është bërë pjesë që në 2013, me një… Continue reading A do të kafshojë Tigri?

Në mbyllje të një fushate të vjetër

Nisi me premtimin se do të ishte ndryshe, por si shumë premtime fushatash, edhe ky rezultoi vetëm aq… një premtim. Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit në fakt ishte e vjetër, e lodhur, monotone. Me po të njëjtët personazhe që përqëndrojnë vëmendjen te vetja, me përpjekjen për të bindur se janë më mirë… Continue reading Në mbyllje të një fushate të vjetër

Komunikimi me gishta në fushatë

Një poster elektoral i Belind Këlliçit – ku i drejton gishtat e mesit korrupsionit – bëri zhurmë, duke zgjuar një fushatë elektorale deri tani disi të fjetur. Mesazhi duket se ishte një kundërpërgjigje ndaj refrenit të kënduar prej muajsh nga socialistët, që mundoheshin ta paraqisnin rivalin e opozitës si një kandidat anonim i cili nuk… Continue reading Komunikimi me gishta në fushatë